ANGLI- Edhe deputetët anglezë tradhëtojnë bashkëshortet e tyre, ndofta virtualisht.
Disa media vendase kanë raportuar se një faqe interneti që sygjeron lidhje jashtmartesore është më e klikuara në Angli, por ajo që përbën lajmin është se 52 mijë klikime janë bërë nga kompjuterat e zyrave të parlamentit.
Faqja “Out of Town Affairs” përdoret zakonisht nga burrat apo gratë e martuara, por numri më i madh i klikimeve gjatë muajt të shkuar vinte nga deputetët e Anglisë.
Madje me ironi gazetat kanë shkruajtur se më shumë klikime nga antarët e parlamentiti ka faqja “Out of Town Affairs” se sa faqja zyrtare e këtij institucioni, ku janë të publikuara projekt- ligjet dhe aktivitetet e ndryshme.