Kaos në Kuvendin e Shqipërisë. Aspak seancë e zakonshme kjo e sotmja, ku deputetët demokratë janë të revoltuar pasi Rama nuk është paraqitur për interpelancë në lidhje me çështjen McGonigal.
Disa u bien tavolinave, të tjerë janë në këmbë rreth foltores e në ndërkohë deputetët Bledion Nallbati dhe Saimir Korreshi nisën t’u binin bilbilave në seancë. Këta të fundit, u paralajmëruan për përjashtim nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
“Zoti Nallbati ju tërheq vëmendjen, për atë gjestin që sapo bëtë. Zoti Korreshi ju tërheq vëmendjen, e di që nuk keni respekt për seancën”, tha Nikolla.
Mes tensioneve, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar mbyllje te seancës plenare dhe kalimin në votim.
Balla theksoi se opozita eshte urdheruar nga “non grata” per te penguar punimet e Kuvendit.
“Kjo është turpi i opozitës. Nuk ka asnjë akuzë kundrejt ndonjë autoriteti të Shqipërisë. Keni ardhur që nga mëngjesi po bëni këtu gjykatën, të fshiheni pas gishtit.
Jeni urdhëruar dhe porositur që mos lini zhvillimin normal të Kuvendit. Kuvendit. Po zbatoni porositë e non gratave të shpallur non grata nga SHBA dhe Angli
Të gjendur në këto kushte, bazuar në rregulloren, i propozoj seancën ndërprerjen dhe kalimin në votim”, tha Balla.