13 shtator 2013 – Pas seancës solemne të Kuvendit në të cilën kryeministri shqiptarë Edi Rama mbajti një fjalim lidhur me marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe vizionin për të ardhmen, ka reagur shefi i grupit parlamentar, Ismet Beqiri duke kritikuar fjalimin e tij. Shefi i grupit parlamentar, Ismet Beqiri e ka “dënuar” fjalimin e kryeministrit Edi Ramës, i cili u mbajt disa minuta më herët në Kuvendin e Kosovë.Menjëherë pas takimit të mbajtjes soleme, Ismet Beqiri ju ka drejtuar gazetarëve me një deklarim, ku ka thënë se kryeministrit Edi Rama , në asnjë moment nuk e ka përmendur historinë e krijimit të shtetit ë Kosovës, përkatësisht rolin e ish –presidenti Ibrahim Rugova dhe përkatësisht kohen kur ishte ai ishte i angazhuar për krijimin e shtetit te Kosovës.