Deputetët e “Lëvizjes Vetëvendosje” kanë vendosur një “shenjë” në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Fisnik Ismajli një llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se shenja e vendosur cakton pikën kufitare me Malin e Zi. Ai po ashtu ka thënë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë, faljen e tokave të Kosovës.

Postimi i plotë i Ismajlit:

Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjendet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi.

Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht.