Pasi bënë betimin sot në Kuvend, deputetët e rinj kanë marrë edhe detyrat e komisionet parlamentare.

Kështu Kuvendi ka vendosur sot që deputeti Ylli Shehu të caktohet anëtar në komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Deputeti Enver Roshi caktohet anëtar në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ndërsa deputetja Aurora Mara caktohet anëtare në komisionin për Integrimin Europian dhe në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti Edmond Rrushi caktohet anëtar në komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare.