Në përfundim të seancës plenare, që tashmë është bërë e zakonshme të zgjasë pak minuta, nuk kanë munguar tensionet edhe jashtë kuvendit.
Deputetët e opozitës këtë herë kanë goditur me vezë makinën e ministrit Balla dhe atë të sekretarit të Kuvendit.
E para që u godit ishte makina e Ballës, dhe më pas ajo e sekretarit të Kuvendit.
Edhe këtë të enjte seanca plenare u zhvillua mes zhurmës dhe kaosit, ku mazhoranca votoi projektligjet në pak minuta.