Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka informuar për një kërkesë të përgatitur nga studentët e mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë që nuk pajis për 5 vite me diplomë mjekët e rinj.

Grupi Parlamentar i PD ka vendosur ta mbështesë këtë kërkesë dhe kanë nënshkruar dje në mbledhje kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetutese për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit.

Lajmin e ka bërë të ditur Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se deputetët e PD kanë dalë në krah të studentëve të mjekësisë dhe kanë çuar ligjin që u mban peng diplomat në Gjykatën Kushtetuese.

“Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre” shkruan Bardhi.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik