Vetëm 15 minuta ka zgjatur seanca parlamentare e kësaj të hëne. Deputetët e opozitës ndoqën të njëjtin skenar, atë të bllokimit të punimeve.
Edhe pse kjo është një seanca ku dëgjohen shqetësimet e zgjedhësve, përsëri nuk pati normalitet.
Deputetet bllokuan foltoren dhe ndezën zhurmueset. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla iu drejtua kolegeve te opozites se “qytetarët duan t’ju dëgjojnë ju dhe jo bilbilët”.
Deputetët e opozitës prej tetorit të vitit të kaluar kanë paraqitur disa kërkesa, të cilat janë rrëzuar nga mazhoranca qeverisëse. Kjo ka bërë që punimet e Kuvendit të mos zhvillohen normalisht.
Kujtojmë që opozita ka çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore.