Pavarësisht se Kuvendi njoftoi mbylljen e seancës plenare, ende pa nisur, deputetë të opozitës vijuan që të qëndroni në sallë.
Duke parë që opozita vijonte fjalimet e saj përmes lidhjeve live në FB, duket se administrata e Kuvendit ka marrë një tjetër hap, atë të fikjes së automatit, duke lënë në mes të territ opozitën.
Dritat u fikën teksa në foltoren e Kuvendit ishte Salianji, i cili komentoi dhe veprimin në fjalë.
“I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfund që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët.”, tha Salianji.
Ndërsa Berisha paralajmëroi se në Kuvend do të zhvillohet beteja më e fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare.
“Si grup gangstersh dhe jo parlamentar fikën dritat dhe u larguan. Me këtë akt dëshmuan dhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në parlament do zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet. Kurrë në 32 vite nuk i është caktuar përfaqësuesi opozitës në komisionin e reformës zgjedhore”, tha Berisha.