Deputetët e opozitës duken të vendosur për të hyrë në sallën e Kuvendit, ndonëse disa prej tyre janë të përjashtuar nga seancat.
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur për mediat, duke thënë se ky është regjim diktatorial, ndërsa shtoi se ka skaduar afati i përjashtimit të tyre.
“Nga momenti i seancës kur jemi përjashtuar deri më sot, kanë kaluar 10 ditë. Nëse me truk dhe afate, sipas interesave të Ramës, ne jemi përjashtuar në një seancë, ku kanë kaluar 10 ditë nga përjashtimi. Ne e kemi të ndarë mendjen, ka skaduar afati. Problemi juaj nuk duhet të jetë ky, por nuk po lihen që të futen deputetët e pa përjashtuar në Kuvend. Pse nuk lejohen që të futen në seancë.
Kemi respektuar afatin 10 ditor. Problemi juaj nuk janë deputetët e përjashtuar por ata të pa përjashtuar nuk lejohen të futen normalisht në seancë. Me ne të tjerët mund të sqarohen dhe të llogarisin afatin. Futen vetëm deputetët e Partisë Socialiste, pra një Parlament njëpartiak. Ne do të tentojmë të hyjmë në respekt të mandateve. Mandatet i kemi fituar përballë Edi Ramës dhe bandave të tij. Kemi mandate sakrifice, 730 mijë opozitarë dhe jemi këtu për t’i përfaqësuar. Kur të na japin mandatin siç ia ka dhënë Edi Rama atyre të Partisë Socialiste që janë kthyer në manikin. Plani jonë është të shfaqim në sytë e opinionit publik regjimin e Edi Ramës. Në sallën e Parlamentit ka më shumë forca sigurie se ka deputetë. Më thoni çfarë dallimi ka një regjim diktatorial.”, tha ai.