Vijojnë tensionet mes maxhorancës dhe opozitës. Këtë të mërkurë deputetët demokratë po pengojnë zhvillimin normal të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Ndonëse disa prej deputetëve të opozitës, u përjashtuan dje nga punimet në Kuvend, ata nuk janë tërhequr dhe po tentojnë që të hyjnë sot në mbledhje, siç është Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi apo deputeti Flamur Noka.

Po ashtu mësohet se deputetët e PD-se nuk kanë lejuar ministrin e Financave, Mete që të futet në mbledhje.

Ashtu sikurse edhe kanë paralajmëruar deputetët demokratë po bllokojë çdo aktivitet parlamentar.

Kjo sjellje e tyre vjen pas bllokimit që maxhoranca iu ka bërë komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita si dhe ndryshimeve që ata kanë kërkuar në përbërjen e Komisionit të Reformës zgjedhore.