Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi është shprehur se do të ngrejë padi ndaj kryeparlamentares, Lindita Nikolla, pasi deputetët e PD-së nuk u lejuan të futen në Kuvend gjatë seancës së djeshme parlamentare (6 shkurt).
Ai deklaroi se nuk janë lejuar të futen në Kuvend as deputetët e opozitës të cilët nuk ishin të përjashtuar nga Komisioni i Etikës.
Bardhi theksoi se do të kallëzojë penalisht Lindita Nikollën për shpërdorim detyre duke penguar deputetët e opozitës të futen në sallë.
“E drejta për të protestuar garantohet qoftë brenda sallës së Kuvendit, nuk mund të përjashtosh deputetët se mbajnë pankartë në duar. Përveç deputetëve të përjashtuar, dje u penguin të gjithë deputetët e opozitës të merrin pjesë në seancë, nga nënkryetari i Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit, edhe pse u telefonua, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh pa deputetët e opozitës. Do të kallëzoj kallëzim penal për shpërdorim detyre duke penguar deputetët e opozitës të futen në sallë”, tha Gazment Bardhi.