Deputetët e opozitës kanë hyrë në zyrën e Klotilda Bushkës, ndërsa pritej që të bëhej mbledhja e sekretariatit të Etikës, për kërkesën e mazhorancës për përjashtimin e 7 deputetëve pas sherrit në Kuvend.

Mes deputetëve që nuk kanë lejuar zhvillimin e mbledhjes, ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Dashnor Sula, etj. Ndërkohë ish-kryeministri Berisha është futur ‘live’ në Facebook duke treguar se çfarë po ndodh.

Ai tha se ata kërkuar që të marrin pjesë në mbledhje dhe të dëshmojnë se po shkelet Kushtetuta me përjashtimin e tyre.

“Ky qëndrim banditesk i komisioneve dëshmoi se ky Parlament nuk meriton të ekzistojë as edhe një javë. Ky parlament përfaqëson interesat e kësaj pseudomazhorance. Erdhëm për debat të hapur për motivet, për të denoncuar motivet antikushtetuese të përjashtimit të tyre nga Parlamenti”, tha Berisha ‘live’ në Facebook.