Deputeti i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, së bashku me disa kolegë të tjerë demokratë, kanë qenë pjesë e takimeve në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mediu shprehet se gjatë takimit ka folur për situatën në Shqipëri përballë deputetëve të grupit konservator të ECR.
“Vura në dukje problemet e mëdha që ka Shqipëria me shkatërrimin e sistemit kushtetues, krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimin e drejtësisë si një armë politike kundër opozitës”, thotë ai.
Postimi i plotë:
Parlamenti Europian Bruksel
Në ditën e dytë të takimeve në Parlamentin Europian pata kënaqësinë të flisja për situatën në Shqipëri përballë deputetëve të grupit konservator të ECR. Vura në dukje problemet e mëdha që ka Shqipëria me shkatërrimin e sistemit kushtetues, krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimin e drejtësisë si një armë politike kundër opozitës.
Nevojën për një qeveri kujdestare për zgjedhjet për të ndaluar përdorimin e paligjshëm të pushtetit për manipulimin e zgjedhjeve.
Së bashku me kolegët e Partisë Demonratike, Vokshi, Tabaku dhe Bylykbashi vazhduam takimet me deputetët e parlamentit Europian, me Z David Mcallister kryetar i Komisjonit të Jashtëm, Galler kordinator i EPP, Andrei Kovacev shadoë raporter për Shqipërinë, raporterin për Shqiplrinë Andreas Schieder, deputetët conservator Fidanza, Kols, Bielan, Veirgas etj
Si anëtar të ECR mora pjesë në mbledhjen e Këshillit të ECR ku mbas një drejtimi të sukseshëm të ECR nga kryeministrja Italiane Meloni, drejtimin e ECR e mori ish kryeministri Polak Mateusz Moraëiecki.