Tension në seancën e Kuvendit. Deputetët e opozitës janë ngritur më këmbë dhe i janë afruar foltores pasi kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nuk lejoi të fliste deputetja Elda Hoti pasi sipas saj, ndërhyrja nuk ishte për procedurë.

Deputetët e opozitës i kanë kërkuar Spiropalit të mos u ndalojë fjalën deputetëve. Më pas deputetja e PD e vijoi fjalën e saj.