Në seancën e kësaj të Enjteje si asnjëherë tjetër do të mungojnë 23 deputetë të PD-së. Megjithatë disa prej këtyre të fundit, që me vendim të Komisionit të Etikës janë përjashtuar nga Kuvendi, po tentojnë të futen brenda.

Madje Flamur Noka u hodhi miell në fytyrë punonjësve të Gardës.

“Po i shërbejnë narkoregjimit. Popullit opozitar nuk po i lejohet të ushtrojë asnjë të drejtë.”, e arsyetoi ai këtë veprim kur u pyet nga gazetarët.

Pritet që sot të diskutohet për ligjin e lojërave të fatit, prokurimeve publike dhe dekreti i Begajt për dekoratat.