Deputetët e përjashtuar nuk u lejuan të futen në sallën e Kuvendit.
Të përjashtuarit, Edi Paloka, Petrit Doda, Flamur Noka, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Albana Vokshi, Elda Hoti zgjodhën të mos përplasen me Gardën e Kuvendit, duke qëndruar para derës.
Vokshi dhe Hoti u përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi, pas kërkesës së Partisë Socialiste, nga Sekretariati i Etikës.