Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen nga mandati i deputetit për të garuar si kandidatë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për kryetarë bashkie.
Pjerin Ndreu, i cili garon për bashkinë e Lezhës, ka publikuar tekstin e dorëheqjes drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Në total janë 5 deputetë të PS-së që lënë mandatin për zgjedhjet vendore.
Pjerin Ndreu – Kandidat në Lezhë
Rakip Suli – Kandidat në Kamzë
Nuri Belba – Kandidat në Përrenjas
Ilir Xhakolli – Kandidat në Pogradec
Flamur Golemi – Kandidat në Gjirokastër





