ZAGREB, 23 shkurt 2013– Kroacia do të anëtarësohet në BE pa pasur mekanizëm të bashkëpunimit dhe të kontrollit, mekanizëm që e kishin Rumania dhe Bullgaria.

Këtë e bëri të ditur Komisioni i Punëve të Brendshme i Parlamentit Evropian.

Deputetët evropianë besojnë në demokracinë e Kroacisë, ekonominë sociale të tregut në vend, si dhe në zbatimin e detyrave të saj ndaj BE-së.

Vetëm Sllovenia, Danimarka dhe Gjermania ende nuk e kanë ratifikuar marrëveshjen për aderimin e Kroacisë.

/th.m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/