Tiranë, 8 prill 2014 – 16 deputetë kanë aplikuar pranë ALUIZNI-t për legalizimin e pronave të tyre.

Sipas “Gazeta Shqiptare” në portalin online të ALUIZNI-t, rezultojnë një sërë deputetësh të mazhorancës dhe opozitës që presin legalizimin e pronave të tyre.

E MAJTA

Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, pret legalizimin e një prone që disponon në Shkodër. 

Deputeti tjetër socialist, Paulin Sterkaj është në pritje të përgjigjes për një pronë të tij në Tiranë.

Dashamir Peza pret legalizim për pronën e tij, pikërisht në Pezë të Tiranës.

Në pritje gjithashtu janë edhe deputetët: Xhemal Qefalia, për një pronë në komunën e Dajtit, Dashamir Kamberi i PS, për një pronë në Tiranë, në njësinë nr.7.

Deputeti, aleat i socialistëve, Mark Frroku ka depozituar kërkesën e tij për legalizim për pronën në Shënkoll të Lezhës.

Nga LSI në radhën e pritjes për legalizime janë deputeti i Durrësit, Bujar Derveni për një pronë të tij në Krujë, deputeti tjetër Robert Bitri për një pronë që e ka në Tiranë, në njësinë nr.8. Gjovalin Kadeli ka dosjen e tij në pritje për legalizim pronën e tij në Lezhë. 

E DJATHTA 
Nga deputetët e PD-së janë në këtë listë deputetët Halim Kosova, për një pronë të tij në Tiranë, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka pret t’i legalizohet prona në Kamëz të Tiranës.

Edmond Spaho pret legalizimin e pronës së tij në Tiranë, në njësinë nr.9.

Deputeti i PD-së, në qarkun e Kukësit, Besnik Dusha pret legalizimin e pronës së tij në Tiranë, në njësinë nr.2.

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi është gjithashtu në pritje të marrjes së dokumentit të pronësisë për pronat e tij, në Tiranë.

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, rezulton të ketë depozituar 4 kërkesa për legalizime pronash në Vlorë.

Deputeti republikan, Ylli Shehu ka depozituar kërkesën për pronën në qytetin e Durrësit.

LISTA E DEPUTETËVE QË PRESIN LEGALIZIMET 
1.Bujar Derveni (LSI) 
2.Robert Bitri (LSI) 
3.Gjovalin Kadeli (LSI) 
4.Dashamir Kamberi (PS) 
5.Tom Doshi (PS) 
6.Dashamir Tahiri (PDIU) 
7.Besnik Dusha (PD) 
8.Mark Frroku (PKDSH) 
9.Flamur Noka (PD) 
10.Halim Kosova (PD) 
11.Dashamir Peza (PS) 
12.Xhemal Qefalia (PS) 
13.Dashamir Shehi (LZHK) 
14.Edmond Spaho (PD) 
15.Paulin Sterkaj (PS) 
16.Ylli Shehu (PR)

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/