Në Shqipëri, deputetët tanë shahen e bërtasin përpara shqiptarëve dhe në fshehtësi, në kafe, bëhen miq. Por në Ukrainë ndodh e kundërta, dy deputetë janë zënë fizikisht me njëri-tjetrin.

Aleksandar Vilkul dhe Vlladimir Parasjuk, janë përleshur me njëri-tjetrin gjatë “Programit të Mbrëmjes”.

Pas debatit verbal në emission, Parasjuk e priti kundërshtarin e tij politik jashtë studios, ku ka nisur përplasja fizike. Ekipi i sigurisë së televizionit ka ndërhyrë për të vënë situatën në kontroll.

Pas këtij momenti, Parasjuk kërcënoi Vilkulin se do t’i shkatërrojë makinën dhe këtë gjë bëri. Skena të tilla në Ukrainë janë të shumta.