17 shtator 2015 – Parlamenti japonez ka shpërthyer në një sherr masiv, teksa po diskutonin për një projektligj, që synon dërgimin e trupave ushtarakë jashtë Japonisë. Por çfarë mendoni se po bënte kryeministri i vendit në ato momente kur parlamenti ziente? Ia kishte futur një sy gjumë.

Kë bërë përshtypje të madhe se si kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka dremitur me një qetësi aq të madhe ndërkohë që deputetët gati po përlesheshin me grushte. 

/S.L. portali DurresLajm/