Deputeti i Durrësit Arkend Balla iu është bashkuar reagimeve në kuadër të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës.
Në një postim në rrjete sociale, Balla shkruan ndër të tjera se “Përkushtimi i saj i palëkundur për të ndihmuar ata në nevojë vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të veçantë, ne kremtojmë jetën dhe trashëgiminë e Shën Terezës, një fener i vërtetë i dashurisë, mirësisë dhe vetëmohimit. Përkushtimi i saj i palëkundur për të ndihmuar ata në nevojë vazhdon të na frymëzojë të gjithëve.
Le të kujtojmë fjalët e saj: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Sot, le të përpiqemi të jetojmë me frymën e saj të dhembshurisë dhe ta bëjmë Shqipërinë tonë një vend më të mirë nëpërmjet akteve të mira dhe shërbimit ndaj të tjerëve.