Kryetari i Partisë Demokratike Priti sot një delegacion të Partisë Popullore Austriake, të cilët dhanë mbështetje për hapjen e negociatave.

"Siç e dini Austria e ka mbështetur Shqipërinë drejt BE. Ne jemi të lumtur që marrim presidencën pas Bullgarisë dhe inkurajojmë që të vazhdoni rrugëtimin tuaj europian. Jemi pro hapjes së negociatave në qershor. Sot kishim mundësinë të shkëmbenim komunikime dhe ky proces mbështetet nga të dyja palët. Kryetari Basha e konfirmoi këtë ashtu si nënkryetarja e parlamentit Vasilika Hysi”,- tha Basha në nisje.

Por përpara mediave në një konferencë të përbashkët, deputeti Reinhold Lopatka u shpreh i shqetësuar për mënyrën se si po trajtohet çështja ku është përfshirë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Ne jemi të shqetësuar sa i përket rastit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Rasti i tij duhet trajtuar në mënyrë të besueshme. Gjithashtu më duhet të theksoj faktin që qytetarët austriakë janë të shqetësuar për shkak të krimit të organizuar shqiptar”,- u shpreh Lopatka në fjalën e tij.