LONDER,17 tetor 2013 – Zemërim për planin e BE-së për Shqipërinë, ku miliona shqiptarë janë më afër fitimit të së drejtës për të punuar në Britaninë e Madhe. Kështu shkruan sot britanikja Express, e njohur për qëndrimet e saj të forta ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE.Një ditë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për marrjen e statusit kandidat Express shkruan se, miliona shqiptare janë një hap më afër për të marrë të drejtën për të udhëtuar dhe punuar në Britaninë e Madhe, pasi Brukseli i dha të drejtën këtij vendit për t’ju bashkuar BE-së.

“Aplikimi i Shqipërisë, thekson më tej Express, është përkrahur nga ish kryeministri britanik, Toni Blair, i cili këshillon kryeministrin e vendit si të arrijë kushtet për në BE.

Studime të ndryshme të kohëve të fundit tregojnë se një në shtatë shqiptarë jeton me më pak se 1.20 stërlina në ditë, duke e bërë vendin një nga më të varfërit në botë.”, shkruan më tej gazeta.Organizata jopolitike britanike e emigracionit “Migration Ëatch”  thotë se mund të duhen edhe 20 vjet që Shqipëria të arrijë anëtarësimin e plotë në BE. Zëvendëskryetari i grupit, Alp Mehmet shprehet “ Kur ka një ndryshim të nivelit të pagave deri në pesë herë, Britania është shumë tërheqëse për një numër të madh emigrantësh. Në kushtet që ekonomia e tyre të rritet, 20 vjet, në aspektin e zhvillimit, nuk janë një kohë shumë e largët.”Deputeti britanik i “UK Indipendent Party” dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Paul Nutall ka një reagim edhe më të ashpër. I pyetur nga Express ai shprehet se do të jetë një çmenduri absolute të pranosh Shqipërinë në Bashkimin Evropian, një vend me probleme të mëdha në veprimtaritë kriminale dhe në kushtet e varfërisë së tmerrshme.“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, por duhet të veprojmë për të ndaluar këtë”- thekson ai.Propozimi për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë është bërë një ditë më parë në raportin vjetor të zgjerimit nga Komisioni Evropian në Bruksel.