Deputeti britanik Sir David Amess, është qëlluar disa herë me thikë gjatë një takimi elektoral që ka qenë duke mbajtur në qytetin e Leigh, në Angli. 

Sipas mediave britanike Amess po merr mjekim në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes autoritetet bëjnë me dije se autori është arrestuar.

Ish -udhëheqësi i partisë Sir Iain Duncan Smith tha se ai ishte “duke u lutur për një shërim të plotë”.

“Mendimet e mia janë me David Amess MP dhe familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme. Lutja për një shërim të plotë pas këtij lajmi të tmerrshëm, tronditës. Kjo sjellje e zemëruar dhe e dhunshme nuk mund të tolerohet në politikë apo në asnjë mënyrë tjetër të jetës …”,- shkruan Smith.