Deputeti i Durrësit Igli Cara ka denoncuar projektin Durana Tech Park, të cilin e konsideron një mashtrim virtual.

Në një postimi në rrjete sociale, Cara shkruan se ndërsa në emër të inovacionit shpërdorohen fonde publike, për ata që janë miq të kryeministrit, mungon vëmendja dhe mbështetja shtetërore për sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si bujqësia, industria etj.

Postimi i plotë i deputetit Igli Cara:

Durana, mashtrimi virtual!

Në emër të inovacionit falen taksa, tatim fitim, TAP dhe shpërdorohen fonde publike!

Ka vetëm një kusht të panegociueshëm!

Duhet të jesh mik i KM-së!

Për bujqësinë e industrinë; për prodhimin vendas; për ata, që prej vitesh kontribuojnë në GDP; asnjë mbështetje!

Sepse, Rama & CO, vjedhjen e kanë ligjëruar!

https://www.facebook.com/share/r/1H54hnySyS/?mibextid=wwXIfr