Çeki, 13 qershor 2014 – Jaroslav Foldyna, deputet i partisë qeveritare socialdemokrate të Çekisë, gjatë debatit parlamentar për propozimin e Qeverisë së Republikës Çeke për “Marrëveshjen ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë”, ka thënë se “Kosova është Serbi”.

“Duke pasur parasysh se ka kaluar goxha kohë që nga debati i fundit, kam ndjekur vendimet e qeverisë sonë, dhe kam ndjekur edhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Asgjë e re nuk ka ndodhur. Siç edhe kam konstatuar, në vitin 2008 është sjellë Rezoluta e parlamentit çek, e cila pati deklaruar qartë se nuk ekziston kurrfarë shteti i Kosovës. Më vjen mirë që kolegët e mi në diskutimet e mëhershme janë thirrur në Rezolutën e parlamentit çek në lidhje me Krimenë. Nesër këtu do të mund të diskutonim për Republikën e Luganos apo të ndonjë republike tjetër. Në mënyrë që të mos i përlyejmë duart, propozoj që ky debat të shtyhet dhe të ndërpritet. Asgjë nuk ka ndryshuar, Kosova nuk ekziston! Rezoluta ende është e vlefshme, Kosova është Serbi, zonja dhe zotërinj”, ka përfunduar Foldyna.

/Koha/