Pas fitores së bashkisë së Durrësit nga kandidatja e Partisë Socialiste Emiriana Sako, deputeti Jurgis Çyrbja ka falenderuar në rrjete sociale votuesit e rinj të PS, por edhe ata që e rivotuan sërish këtë forcë politike.
Në postimin e tij, Çyrbja ka një falenderim të veçantë edhe për votuesit e rivalëve politikë të partisë së tij, pasi sipas deputetit ata u bënë pjesë e një procesi zgjedhor demokratik.
“Gjithashtu falenderoj dhe votuesit e forcave të tjera politike, për një proçes zgjedhor demokrat!”,- shkruan Çyrbja.
Postimi i plotë i deputetit Çyrbja:
Në përfundim të zgjedhjeve të pjesëshme në Bashkinë e Durrësit, të gjithë votuesit meritojnë një falenderim te madh!
Dua të falenderoj në veçanti votuesit e rinj të Partisë Socialiste, që nga zgjedhjet e 25 prillit krijuan besimin se Partia Socialiste flet me vepra!
Dua te falenderoj më së shumti të gjithë ata që na ri-votuan duke na motivuar se me besimin e tyre mund të kalojmë sfida të forta!
Gjithashtu falenderoj dhe votuesit e forcave të tjera politike, për një proçes zgjedhor demokrat!
Kjo fitore per Kryetaren e Bashkisë, Emiriana Sako, është tregues i qartë i besimit të qytetarëve tek vizioni dhe puna e palodhur e këtyre viteve të Bashkisë Durrës!