Kjo fundjavë e nxehtë që sapo lamë pas, ka qenë tejet e ngarkuar për deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili ka zhvilluar disa takime me strukturat dhe anëtarët e PS-së në lagjet dhe fshatrat e Njësisë Administrative Sukth; si edhe me banorët e Ishmit, aty ku bën ndalesat e çdo fundjave.
Në kuadër të rienergjizimit të familjes socialiste, e shtuna ka nisur me shpërndarjen e kartave të reja të anëtarësimit në tri lagjet Stalla, Kodër dhe Pallatet në Njësinë Administrative Sukth, ku sipas Çyrbes prania e të rejave dhe të rinjve është tregues i qartë i besimit në vizionin e PS-së për zhvillimin e vendit!
Ndërkaq në një atmosferë shumë pozitive dhe miqësore, me banorët e Vadardhës së Sukthit, gjatë takimit për të shpërndarë kartat e reja të anëtarësimit në PS, deputeti Çyrbja thekson se po përbëjnë një numër rekord “shumë të rinj dhe të reja që kanë shfaqur dëshirën për të qenë pjesë e familjes të madhe socialiste, me besimin e palëkundur në vizionin tonë për zhvillimin e vendit tonë!”
Ndërsa në Hamalle dhe Hamalle Sektor, procesi i rienergjizimit është më gjithëpërfshirës se kurrë, shkruan Jurgis Çyrbja teksa poston edhe fotot si më poshtë:
Procesi i anëtarësimit vijoi edhe në Koxhas të Shijakut, ku ka edhe një veçanti në këtë zonë, sa i përket komunitetit boshnjak:
“Por unë kurrsesi nuk mund të harroj pa përmendur një të vërtetë të madhe që e bën këtë komunitet më të veçantin e zonës sonë. Me pjesën më të madhe përbërese, komuniteti boshnjak jeton prej vitesh si një familje e madhe duke alternuar traditat dhe mikëpritjet në një komunitet të vetëm me familjet e tjera. Kanë një vend të veçantë të gjithë në zemrën time, ndaj takohemi shumë shpesh së bashku, ku me emocionon gjithmonë e më shumë teksa forcohet besimi në vizionin tonë”, shkruan Çyrbja.
Ndalesat në Ishmin e bukur:
Nga Kepi i Rodonit ku këtë të diel ishte vërtet si verë dhe turistët e parë të huaj e vendas shijuan plazhin e Rërës së Bardhë, tek takimet me fermerët teksa kryejnë punët e përditshme bujqësore, dhe në fund ndalesat te restorantet tipike të zonës ku gjen një ngrohtësi dhe ambient miqësor që zor se e gjen në restorantet e qytetit, deputeti Jurgis Çyrbja na servir një mori fotosh interesante me thirrjen e vazhdueshme për të vizituar periferinë e Durrësit që merr më shumë ngjyra dhe gjallëri këtë pranverë!