Pasi e ka nisur të hënën e fundit të gushtit duke uruar mirëmëngjes nga fshati Likmetaj i njësisë administrative Ishëm, deputeti Jurgis Çyrbja vazhdon të jetë prezent në inspektimin e punimeve për ndërtimin e gjimnazit “Rexhep Mezini”.
“Aty ku daton për herë të parë mësimdhënia në qarkun e Durrësit, sot punohet me seriozitet dhe përkushtim për një godinë të re, të bukur dhe me standarde të larta”, na dëshmon deputeti teksa publikon edhe disa foto gjatë punimeve.
Dhe sigurisht vizitat e deputetit në zonë nuk mund të ndalen vetëm me inspektime, por edhe me takimet që ai bën thuajse çdo ditë me banorët që i konsideron prej kohësh si miqtë e tij.
“Me Çimin në Likmetaj të Ishmit, i cili me punën e tij të papërtuar kujdeset për bagëtitë e tij.
Traditat e hershme të trashëguara brez pas brezi janë një vlerë e shtuar e këtij komuniteti kaq të dashur. Krahas rëndësisë gjithashtu dhe të ushqimit bio i cili tërheq vëmëndjen e qyteteve pranë”, shkruan Çyrbja krahas këtyre fotove në faqen e tij në “Facebook”.