Rruga që lidh Njësinë Administrative Ishëm dhe Thumanën ka përfunduar pjesën e parë të punimeve, duke përmbushur kështu një nga premtimet kryesore ndaj qytetarëve.

Kështu bën me dije deputeti socialist i Durrësit Jurgis Çyrbja, i cili ka qenë sot në zonë duke inspektuar rrugën dhe duke takuar si gjithnjë nga afër banorët me të cilët eci kështu në asfaltin e një rruge të re.

Në fakt, deputeti ka qenë ai i cili ka ndjekur ecurinë e punës në këtë aks rrugor hap pas hapi, nga ditët e ftohta me shi deri kur punonjësit punonin me ritme të shpejta dhe gjatë fundjavave.

“Kjo rrugë e cila përshkron fshatrat Fushë Gjuricaj, Fushë Kapedanaj dhe Fushë Kërtushë, është një nga investimet më të rëndësishme për #rivitalizimin e periferisë së Durrësit.

Sot ecëm së bashku mbi asfaltin e një rruge te re, me vështrimin vetëm përpara teksa kanë nisur punimet për pjesën e dytë të rrugës në Thumanë“, thekson Jurgis Çyrbja në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.