Pasi deputeti socialist Jurgis Çyrbja postoi një foto me “kundërshtarin” politik dhe bëri apel për një fushatë zgjedhore model dhe me standarte ka ardhur reagimi nga kampi blu.

Këtë herë ka qenë vetë koordinatori i shtabit të PD-së (personi që shfaqej në foto duke u takuar me Çyrben) që ka postuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet deputeti i PS-së teksa pozon me dy gishtat, simboli i PD-së, që nga dita e krijimit të kësaj partie.

“Kur dhe kandidatët e Ramës e kanë kuptuar se kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit!”,– shkruan koordinatori Agustin Proja në rrjete sociale.