Dashurinë e madhe që ka për Ishmin dhe gjithë rrethinat e Durrësit, deputeti Jurgis Çyrbja e dëshmon çdo ditë me promovimin që i bën zonave të ndryshme piktoreske dhe njerëzve punëtorë që punojnë aty.
Ndërsa sot, këtë fundgushti, deputeti si pakkush nga kolegët e tij, ka përveshur mëngët dhe ka ndërmarrë një aksion pastrimi në grykëderdhjen e lumit Ishëm.
Me një bluzë të veçantë ku shfaqet harta e Ishmit dhe mbi të shkruhet “Unë e dua Ishmin“, Çyrbja së bashku me deputetin Arkend Balla dhe dhjetëra studentë të huaj kanë sfiduar motin e paqëndrueshëm, dhe me një energji fantastike dhe bashkëpunuese kanë mbledhur plot 500 thasë me mbetje, të cilat dëmtojnë bukuritë e falura nga natyra.
Por për t’u kujdesur për këtë vend të mrekullueshëm që na i ka falur natyra, duhet treguar një kujdes i veçantë, dhe për këtë Çyrbja ka një apel kryesor për të gjithë:
“Është mbrojtja e zonës nga ndotja e dhimbshme në grykëderdhje të lumit duke dëmtuar kështu fshatrat përreth kaq pranë Tiranës dhe Durrësit, si dhe detin Adriatik.
Pa harruar që ndërgjegjësimi fillon nga secili prej nesh!”
Deputeti ka publikuar edhe një video, ku të bën përshtypje që janë pikërisht studentët e huaj që i bashkohen këtij aksioni pastrimi. Ata tregojnë për deputetin se vijnë nga Austria apo Gjermania,
“E mbyllim muajin gusht me aksionin e pastrimit – me energjinë dhe vullnetin e mirë të studentëve të huaj në grykëderdhjen e lumit të Ishmit. “, thekson Çyrbja duke iu dhënë kështu të gjithëve një mesazh të rëndësishëm.