Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka zgjedhur ditën e sotme të bëjë një fushatë ndryshe. Krahas takimeve me elektoratin, nuk ka munguar një takim edhe me “rivalin” politik, para zyrave të shtabit të partisë kundërshtare.
Çyrbja ka postuar sot një foto në rrjete sociale ku shfaqet duke u takuar rastësisht para zyrave të shtabit të PD-së me koordinatorin Agustin.
Në këtë fushatë ku gjakrat kanë nisur të ndizen dhe përplasjet mes kampeve rivale shpesh kanë përfunduar edhe me përdorimin e forcës, deputeti socialist bën apel për një fushatë qytetare, për një fushatë model, ku gjëja më e rëndësishme është respektimi i standarteve për zgjedhje të lira e të ndershme.
“25 prilli nuk është fundi i njërit dhe lartësimi i tjetrit, sepse standardi zgjedhor është fitorja e të gjithëve”,– shkruan ai.
Postimi i plotë:
Agustini përfaqëson kahun tjetër politik, por kjo nuk na bën armiq me njëri-tjetrin! Ne jemi garues për të merituar besimin e qytetarëve tanë dhe këtë e bëjmë me qytetari të lartë, për një fushatë model, ku kundërshtari konkurohet dhe respektohet! 25 prilli nuk është fundi i njërit dhe lartësimi i tjetrit, sepse standardi zgjedhor është fitorja e të gjithëve.
Agustini përfaqëson kahun tjetër politik, por kjo nuk na bën armiq me njëri-tjetrin! Ne jemi garues për të merituar…
Posted by Jurgis Çyrbja on Wednesday, March 17, 2021





