Deputeti i Qarkut Durrës, ka uruar sot fillimin e vitit të ri shkollor pikërisht nga bankat ku është ulur dhe vetë për herë të parë.
Në fjalimin e mbajtur përpara mësuesve dhe nxënesve të shkollës “Rilindja” në fshatin Sallmone të Bashkisë Shijak, Çyrbja ka përcjellë mesazhin e tij:
“32 vite me pare une kisha njesoj si ju emocionet e dites se pare. I ulur per here të pare ne bange, nisa njesoj si ju rrugetimin me te bukur te jetes qe me solli serisht ne kete shkolle dhe per kete jam mirenjohes.
Ndaj dua te bisedoj sikur jemi shoke se bashku.
Cdo dite ne klase do jete nje sfide e re, do shperbleheni me nota te mira, por mos harroni ju duhet te punoni me shume kur nuk shperbleheni per ate qe meritoni, te perkushtuar per te qene sa me te dobishem dhe vlera juaj do dali ne pah me patjeter.
Mesoni fort, sesi te beheni njerez me te mire ne jete, dhe kur te tjeret ta ven ne dyshim kete gje, ju jini te drejte se te vertetat gjithmone zbardhen.
Tregoni qe jeni te edukuar dhe largojuni ndikimeve negative, si menyra me e shendetshme per te qene me te miret.
Dhe me e rendesishmja tregoni gjithmone respekt dhe per ata qe sju respektojne, kjo do tju lartesoje si njerez, te qenurit fisnik me genjeshtaret duke mos u bere pale, do ju beje njerez me te mire.
Une dua qe te gjithe ju te merrni vetem nota te larta, por me shume dua qe ju te ndiqni pasionet dhe talentet tuaja per te qene padyshim te suksesshem.
Por me kryesorja te jeni femije te mbare te ketij komuniteti qe te gjithe kemi zgjedhur ta kemi familje te perbashket!
Une jam shoku juaj sot, dhe do jem shoku juaj pergjate cdo dite te vitit”.
Momentet e kësaj dite, deputeti i Qarkut Durrës me popullaritetin që e karakterizon i ka përcjellë nëpërmjet rrjetit të tij social “Facebook”.