TIRANE, 14 shkurt 2013– Deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, i ka dërguar një letër anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste, duke theksuar se Rama i ka bërë të ditur se nuk do e kandidojë në Kukës, por i ka kërkuar që të punojë për zgjedhjet në zonën e Kamzës, Bathores dhe Paskuqanit.

Në letrën e publikuar nga Panorama, Dogjani shkruan se janë 250 anëtarë të PS në Kukës që i janë ankuar Ramës se ka emëruar Skënder Ahmetajn në krye të PS në Kukës.

Deputeti i Kukësit kërkon përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga baza dhe thekson se nëse veprohet kështu siç është nisur, kjo do ketë pasoja në zgjedhje.