Dita e sotme është e veçantë për deputetin demokrat të Durrësit Oerd Bylykbashi. Vajza e tij Greis, sot kalon në një fazë të rëndësishme të jetës, pasi feston 18-vjetorin e lindjes.

Me fjalë të ndjera dhe emocionuese, deputeti uron ditëlindjen e princeshës, siç e quan ai, përmes një postimi në “Facebook”.

Emocioni qenka shumë i fortë për mua si baba kur mendoj se që sot Greis fillon e bëhet e zonja e vetes”, shkruan ndër të tjera në urimin e tij emocionues prej babai, teksa bashkangjitur ka publikuar edhe këtë foto me bashkëshorten edhe vajzën gjatë festës.

URIMI I BYLYKBASHIT:

Si sot, 18 vjet me pare‎, lindi Greis, princesha jone e pare. Kujtoj si tani fytyren e saj engjellore ne takimin tone te pare si baba e bije. U rrit si nje femije i urte, e dashur, e zgjuar, e thjeshte dhe e qete. Emocioni qenka shume i forte per mua si baba kur mendoj se qe sot Greis fillon e behet e zonja e vetes. Por nje gje eshte e sigurt: ne si prinder do te jemi aty, prane, anash, pas saj ne cdo hap, buzeqeshje apo lot, gezim, arritje apo moment te veshtire dhe sa here te kete nevoje per ne. Fundja prinderit kete dine te bejne me mire. Edhe 100 pranvera Princesha ime Greis!