Urimeve nga ana e politikanëve për festën e Flamurit, i është bashkuar edhe deputeti i Durrësit Oerd Bylykbashi. Me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, deputeti ka publikuar foton e flamurit kuqezi e krahas tij bën urimin për një vend më të mirë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Pak patriotizëm brenda çdokujt prej nesh në çdo ditë të vitit, dhe ky vend do të jetë shumë më i mirë”, shkruan Bylykbashi.