Deputeti gjerman Günther Krichbaum, ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me hapjen e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në BE.

Deputeti gjerman shkruan në Facebook se reformat e bëra deri tani janë të pamjaftueshme dhe këtë gjë ia ka thënë edhe kryeministrit Rama.

“Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestagun e Gjermanisë. Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë mendoj se hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në BE është e parakohshme në këtë fazë. Reforma e mëparshme ende nuk janë të mjaftueshme”.