18 nëntor 2014 – Deputeti i pavarur, Vasilis Kapernaros ka bërë  një monolog racist dhe të turpshëm, gjatë mbledhjes së grupit të përhershëm parlamentar të Komisionit për Mbrojtjen Speciale të sistemeve të Mbajtjes, Burgjeve dhe Qendrave të Arrestimit.

 "Sipas Kapernaros, të gjithë emigrantët janë të padëshirueshëm, por duhet thënë se shqiptarët janë “engjëj apo qengja”, në krahasim me algjerët dhe marokenët duke akuzuar hapur refugjatë nga vende të caktuara si kriminelë të rrezikshëm për vendin. Reagimet kanë qenë të menjëhershme, me deputeten e SYRIZA, Vasiliki Katrivanu të deklarojë se “parlamenti votoi ligjin antiracist e megjithatë një deputet mban fjalim racist brenda komisionit parlamentar”.

 Përgjigjia e egër e deputetit Kapernaro-s “Nëse doni, merrini në shtëpi vëllezërit tuaj, emigrantët e paligjshëm” ka shkaktuar shpërthimin e Katrivanu-t “je i pacipë, je racist” e ndërhyrjen e kryetarit të komisionit, Andrea Kucumba, i cili ka thirrur të ndërgjegjësohet deputetin Kapernaro duke i theksuar se sa thotë janë “llogje televizive” e jo diskutim serioz në mbledhje parlamentare. Po edhe këtu Kapernaros ka qenë i pandalshëm, pasi ka reaguar egër kryetarit Kucumbas duke i kërkuar të vijë në vete e të harrojë ç'tha për ekranet televizive. 

/red. g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/