Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman ka shkuar sot në selinë blu. Ai është pritur nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, ndërsa pritet të takojë dhe kryedemokratin Sali Berisha.
Deputeti i CDU, Peter Beyer është raportuesi kryesor për Shqipërinë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Bundestagut.





