Nga foltorja e Kuvendit nënkryetari i PD-së, Edi Paloka deklaroi se opozita do vijojë të qëndrojë në këmbë deri në largimin e Edi Ramës, ndërsa hodhi akuza se po maxhoranca po përdor prokurorinë si letër higjienike.
Fjala e tij u ndërpre nga kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi me argumentin se koha e tij mbaroi, gjë që solli bllokimin e foltores nga deputetët e opozitës ndërsa Paloka vazhdoi komunikimin në Facebook.
"Ka kohë që ky parlament nuk mblidhet më për interesat e hallet e qytetarëve, por vetëm për hallet e Ramës. Gjithë ditën është i angazhuar të mbrojë krimin që e ka rrethuar dhe po e mbyt. Ka 5 vjet në atë karrige dhe nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka mbrojtur intersat e krimit dhe personalet. Këto janë një palë interesa. E nisi duke mbrojtur kryetarët e inkriminuar të bashkisë që i vuri vetë, më pas vazhdoi me deputetët inkriminuar që vuri vetë. Sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas. Nga Tahiri tek Xhafaj, ky është i vetmi hall që ka kryeministri. Kryeministri mund të përgjigjet pse nuk e kap ligji antimafia Gramoz Ruçin. E keni bërë si letër higjienike prokurorinë dhe e përdorni për çdo pisllik që nxirrni ju."





