15 gusht 2015 – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije për anëtarët e këshillit se nga verifikimi i listës së përgatitur nga administrata e mëparshme për personat që kanë aplikuar për kredi të buta, rezultuan persona, të cilët kishin apartamente dhe troje ndërtimi, e njëkohësisht ishin ministra e zëvendësministra.

Në listën përfituesve për kredi të butë është edhe këshilltari i ish-Kryeministrit Sali Berisha, deputeti i Durrësit Oerd Bylykbashi, i cili është trajtuar nga Këshilli i Ministrave si përfitues. Konstatohet se në dosjen e dorëzuar pranë Entit Kombëtar të Banesave ndodhet vetëm kontrata e kredisë bankare lidhur më datë 12.02.2011, (data e fillimit të kredisë 17.2.2011) në shumën 5 milionë lekë me 4 për qind interes. Kjo kontratë është lidhur në Dhomën e Noterëve Durrës. Në pikën 9.1, të nenit 9 të kësaj kontrate, është referuar se: “Kredimarrësi dhe dorëzanësi kundrejt kredisë së dhënë nga banka, sigurojnë këtë të fundit me anë të garancisë përfaqësuar nga barra mbi depozitën bankare: 9.1.1 “Depozitë Bankare me titullar Bylykbashin në shumën totale 40.000 euro, në degën / agjencinë Shkolla e Baletit, e cila do të barrësohet në favor të Bankës Kombëtare Tregtare, agjencia Shkolla e Baletit”.

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2012

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet  

1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Drejtor i Kabinetit të Kryeministrit 2 163 000 lekë.

2) Të ardhura nga dieta dhe honorare 1 680 euro.

Të ardhura nga interesat bankare       206 000 lekë.

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare

1) Bashkëshortja, Znj. Bylykbashi, të ardhura nga ushtrimi i profesionit të lirë si mjeke stomatologe 600 000 lekë.

2) Znj. Bylykbashi, të ardhura nga qiradhënia 243 000 lekë.

Të tjera              

1) Depozitë bankare 41 600 euro.

2) Depozitë bankare 1 000 000 lekë.

3) Llogari rrjedhëse 12 000 euro, burimi, shlyerja e borxhit nga persona të tretë.

4) Llogari rrjedhëse 1 140 000 lekë.

5) Gjendja cash 200 000 lekë.

6) Gjendja cash 1 000 euro.

7) Depozitë me afat 1 000 000 lekë.

8) Llogari rrjedhëse 606 000 lekë.

9) Depozitë bankare 20 000 euro.

10) Llogari rrjedhëse 126 000 lekë.

11) Depozitë bankare 1 000 000 lekë.

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2012

Përshkrim shpenzimi

1) Blerje apartamenti me vlerë 6 400 000 lekë, financuar nëpërmjet një kredie bankare, kursimeve dhe një pjesë është ende detyrim i pashlyer.

2) Pagesë detyrimi me vlerë 366 000 lekë për një kredi bankare të aktivizuar në vitin 2011 dhe 300 000 lekë për detyrimin e pashlyer ende për blerjen e një apartamenti.

3) Bashkëshortja, pagesë detyrimi me vlerë 2 430 euro për një qira financiare të marrë për blerje automjeti.

Burimi: “Shqiptarja.com”

/red. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/