TIRANË, 29 korrik 2013 – Deputeti i qarkut të Durrësit Oerd Bylykbashi ka reaguar në emër të Partisë Demokratike pas vendimit të PS-së për t’u tërhequr nga kërkesa e vet për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Sipas Bylykbashit, vendimi i PS-së ka ardhur prej faktit se ka frikë nga përsëritja e zgjedhjeve dhe kërkon të ruajë mandatet e fituara nga vjedhja dhe lekët e drogës. “Edi Rama trembet përballë një rivotimi të qytetarëve të Lezhës. Edi Rama t’u kërkojë ndjesë qytetarëve që u përdhosi procesin zgjedhor në qarkun e Lezhës. Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur votat e vjedhura me para të pista”, – tha Bylykbashi. Ai i ka kërkuar në emër të PD-së, Edi Ramës, që t’u kërkojë falje qytetarëve të Lezhës për tjetërsimin që u bëri votave të tyre. “Rama duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve që u përdhosi procesin zgjedhor. Tërheqja nga kërkesa për rivotim në qarkun e Lezhës dëshmoi se Rama është i gatshëm për të bërë gjithçka për të mbrojtur mandatet e vjedhura”, – tha Bylykbashi. Ai tha se PD-ja është e vendosur për t’i shkuar deri në fund procesit të transparencës. Ndërkaq Bylykbashi nuk ka folur ende për rezultatin në Durrës, por, duke qenë afër z. Sali Berisha, nuk ka sqaruar nëse janë të vërtetë zërat në media mbi pezullimin e kryetarit të degës së Durrësit Igli Cara dhe komandimin në vend të tij të Sabah Jemishtës, intelektual nga Tropoja me punë në Tatime, ku ndodhen dhe zyrat e PD-së.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/