Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, nuk do të marrë pjesë në primaret e PD-së.

Mësohet se Xhaferaj e ka marrë këtë vendim për shkak të qëndrimeve të tij kundër procesit, të cilin e konsideron përçarës dhe jo bashkues për demokratët.

Me këtë vendim, Xhaferaj heq dorë jo vetëm nga kandidimi në primare, por edhe nga mundësia për të qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme.

Ai është deputeti i dytë i PD-së që tërhiqet nga gara e primareve, pas Helidon Bushatit, i cili gjithashtu vendosi të mos rikandidojë.

Kujtojmë se dje (18 shkurt) përfundoi afati që Partia Demokratike kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.

Në ditët në vijim pritet që Kryesia të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare.