Deputeti i PD-së për Durrësin, Oerd Bylykbashi, ka bërë një shpjegim për datën e zgjedhjeve, për të cilën palët politike nuk po dien dakord pasi opozita kërkon shtyrjen e tyre, ndërsa kryeministri Edi Rama këmbëngul që ato të mbahen më 18 qershor. Me anë të një postimi në “Facebook”, Bylykbashi sqaron se zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pas datës 9 shtator dhe kjo sipas tij mund të bëhet me një dispozitë tranzitore.
Ai thotë se data e caktuar nga presidenti për mbajtjen e zgjedhjeve është një datë ligjore dhe jo kushtetuese.
“Periudhat zgjedhore në Kodin Zgjedhor (pra në ligj dhe jo në Kushtetutë) janë dy: e pranverës 15 mars – 30 qershor dhe e vjeshtës 15 shtator – 30 nëntor. Presidenti mund të caktonte datën në një nga dy të dielat e fundit të periudhës zgjedhore që i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi datën 18 qershor. Pra data është thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nëse Kodi do caktonte një periudhë tjetër para 9 shtatorit, data do ishte një tjetër dhe jo 18 qershori. Nëse parlamenti vendos që për këto zgjedhje apo gjithmonë, periudha e zgjedhjeve të jetë një periudhë tjetër, mund ta ndryshojë Kodin tani me vetëm 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetutën. Dhe parlamenti mund të caktojë çdo të diel deri më 3 shtator (sepse 3 shtatori është e diela e fundit para datës 9 shtator) si datë të zgjedhjeve, vetëm duke ndryshuar ligjin pa patur nevojë të ndryshojë Kushtetutën. A mund të zhvillohen zgjedhjet pas datës 9 shtator? Po! Mjafton një dispozite tranzitore e thjeshtë që është shumë më pak e shëmtuar se ai aneksi i tmerrshëm që u miratua për reformën në drejtësi që nuk e ka asnjë kushtetutë e botës.
Sqarimi i plotë i Bylykbashit:





