Për nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka largimi i Fatmir Xhafajt ishte hap i domosdoshëm për luftën kundër krimit.

Sipas tij, kjo dorëheqje është arritje e rëndësishme e përpjekjeve të pandërprera të Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga politikanët me lidhje me krimin.

“Tani është radha që Saimir Tahiri të japë llogari para drejtësisë për kthimin e Shqipërisë në një plantacion droge.

Tani duhet që të merren menjëherë të pandehur Taulant Balla dhe Vangjush Dako. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin duhet te marrë fundin e merituar”,- shkruan Paloka.