·        42-vjeçari Gent Strazimiri, që ka punuar në vitet2002-2005 pranë z. Sali Berisha në selinë e PDSH-së, tani si ligjvënës i qarkut të Durrësit, ka marrë përsipër t’i japë mend presidentit amerikan z. Barack Obama

 

DURRËS, 2 maj 2005 –  PD-ja ka specializuar një deputet të qarkut të Durrësit në përdorimin e “tritolit” politik kundër përfaqësuesit të Shtëpisë së Bardhë në Tiranë z. Aleksandër Arvizu.

42-vjeçari Gent Strazimiri, që ka punuar në vitet2002-2005 pranë z. Sali Berisha në selinë e PDSH-së, tani si ligjvënës i Fushë-Krujës, ka marrë përsipër t’i japë mend presidentit amerikan z. Barack Obama: “Na duhet urgjent një ambasador i SHBA në Tiranë në mënyrë që dikush të mbrojë interesat strategjikë dhe lidhjet mes dy vendeve”.

Në postimin e tij në FB, fill pasi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë në Shqipëri kritikoi opozitën për avionët e drogës, Strazimiri iu sul, si në shumë raste të tjera, z. Arvizu me hartim gjimnazisti të “Qemal Stafës” të Tiranës, shto këtu përvojën që fitoi kur vizitonte në Fushë-Krujë firmën e tritolit, me pronar po një ish-deputet i PD-së.

Meqë Strazimirin nuk e qasin në CIA, ky i fundit e spiunon vullnetarisht e publikisht ambasadorin Aleksandër Arvizu:

Na duhet urgjent një ambasador i SHBA në Tiranë në mënyrë që dikush të mbrojë interesat strategjikë dhe lidhjet mes dy vendeve.

Në vetëm 9 muaj qeverisje krejtësisht anti-amerikane: U mashtrua si kurrë më parë qeveria e SHBA dhe populli shqiptar për armët kimike, madje u tentua që protesta të orientohej drejt ambasadës amerikane që t’i shpëtohej fytyra Kryeministrit mashtrues. U thye embargoja ndaj Iranit ditën për diell, e denoncon Financial Times, Bloomberg në New York dhe…Rilindja Demokratike në Tiranë…Për herë të parë pas 23 vjetësh, shpallet nga një qeveri shqiptare si "partner strategjik" Turqia jo SHBA… madje në ditën më të turbullt për demokracinë në Turqi…Ky vend ka parë ditë pa President, Kryeministër apo edhe pa qeveri… por pa ambasador amerikan qenka krejt tjetër gjë…qenka shumë e ulët”.

 /agjencia e lajmeve “Dyrrah”/