Deputeti i LSI Edmond Haxhinasto, i ftuar në emisionin e mëngjesit në News 24 ka zbuluar më shumë për jetën e tij familjare.
Në një intervistë ndryshe, Haxhinasto tregon çfarë vlerson më shumë tek bashkëshortja, se si i shkon krushqia me Nasip Naçon ish-ministrin e Drejtësisë, djali i të cilit, Franko Naço është fejuar me vajzën e deputetit, Eliza Haxhinaston, historinë e lidhjes së tyre dhe planet e të rinjve.
“Serioziteti i bashkëshortes, është shumë e përkushtuar në gjërat që bën. Vajza është fryti ynë që ka bekimin tonë, përfaqëson më të mirën që kemi të dy si prind, ne jemi shumë të kënaqur me angazhimin e saj për të ecur në jetë, kolegu im Naço është një njeri me shumë integritet, me shumë taban, njeri shumë serioz dhe unë jam shumë i kënaqur. Ka qenë një histori e tyre, ishin në një shkollë bashkë te Faik Konica, ishte një zgjedhje e tyre, kur e dëgjova në fillim kisha një pikëpyetje… por është një familje shumë e respektuar, e nderuar. Sigurisht kur një prind baba dëgjon shoku i vajzës etj.. mendon që kjo do avancojë më tej dhe ka pikëpyetje se kjo është shumë e rëndësishme, ata janë njohur në një moshë të re. Ata pëlqejnë politikën por janë studentë dhe s’kanë bërë ndonjë plan për t’u marrë me politikë, po studiojnë në fusha të ndryshme, djali po studion për juridik, kemi shumë besim tek ata dhe do e planifikojnë vetë ata.”





